Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Drenovë të Korçës. Paraprakisht mësohet se pre e grabitjes ka rënë një minimarket.
Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se të paktën dy persona kanë hyrë në një minimarket dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigare.
Me të marrë njoftimin, në minimarket në fjalë shkuan efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e dyshuar dhe kapjen e tyre./Opinion.al