Aktualitet

Grabitet kisha në Libofshë, autorët marrin një shumë parash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 23/05/21 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka rënnë pre e grabitësve Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë.

Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se pasi kanë thyer drynin autorët kanë grabitur rreth 2000 lekë të reja.

“Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja”, njofton policia.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë./Opinion.al

 

 

 

 

Pas