Tjeter grabitje karburanti ndodh në Tiranë. Dy persona me çorape në kokë kanë arritur të marrin nën kërcënimin e armës një shumë prej 10 milionë lekë (të vjetra), xhiroja e dy ditëve në karburant.
Ngjarja ndodhi në pas mesnate, në orën 03:12 të ditës së sotme (e hënë) në autostradën Tiranë – Durrës, tek mbikalimi i Rinasit. Punonjësi i karburanti sapo ka parë dy personat e maskuar me çorape të zeza të zbresin nga mjeti është larguar me vrap.
Duke përdorur mjete të forta dhe presionin e armës ata kanë arritur të marrin kasafortën e këtij karburanti, ku në baza të dëshmive, mësohet se ka patur 10 milionë lekë brenda.
Policia nuk i ka identifikuar ende autorët e grabitjes. Ajo thotë se janë larguar në drejtim të Durrësit.
Grabitja në karburante është krimi më i shpeshtë i kohëve të fundit. Për këtë Ministri i Brendshëm ka thënë se pikat e karburanteve duhet të marrin masa për të ofruar vetëshërbim gjatë natës dhe jo më shitës në pika karburantesh pasi këto krime kanë vështirësi në zbulim.