Aktualitet

Grabitet kambisti në Prrenjas, shoqërohen 8 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 28/08/20 |
Opi Nion

Një kambist është grabitur mbrëmjen e së premtes në fshatin Katjel të Prrenjasit, ndërsa ishte duke u kthye në banesën e tij.

Policia njofton se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 8 persona, ndërsa nuk bëhet e ditur shuma e grabitur e parave.

Njoftimi i policisë   

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.  shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

 

Pas