Një kambist është grabitur mbrëmjen e së premtes në fshatin Katjel të Prrenjasit, ndërsa ishte duke u kthye në banesën e tij.
Policia njofton se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 8 persona, ndërsa nuk bëhet e ditur shuma e grabitur e parave.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh. shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.