Një supermarket është grabitur gjatë natës në Elbasan. Sipas policisë lokale, dy autorë të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në lagjen 5 Maji në Elbasan, në zonën e njohur si Ura e Bakallit.
Ata kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit.
Sipas policisë kanë qenë dy persona, njeri me kapele dhe tjetri me kapuç. Policia është vënë në kërkim të tyre megjithatë ende nuk ka ndonjë gjurmë./ Opinion.al