Një bankomat është grabitur në qytetin e Kavajës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një bankë të një nivelit të dytë. Sasia e parave të marra ende nuk është e ditur por në njoftimin e policisë thuhet se bëhet fjalë për një sasi të vogël lekësh.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. /Opinion.al