Një banesë në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës ka rënë pre e grabitësve. Sipas policisë, autorët të cilët mbeten ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Zef Pepajt në orët e para të mëngjesit të sotëm ku kanë marrë një shumë parash. Përveç parave, ata kanë grabitur edhe makinën e parkuar në oborr.
“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al