Një argjendari është grabitur sot në Kamëz nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se grabitja është kryer nga tre persona, të cilët kanë arritur të marrin disa bizhuteri floriri që kanë qenë mbi tavolinë.
Punonjësit e argjendarisë kanë deklaruar para policisë se autorët nuk kanë mundur që të marrin para.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.