Dy grabitës të armatosur nën kërcënimin e armës kanë arritur tu marrin një shumë parash një çifti në Maliq. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z., në fshatin Rov.
Me maska dhe me armë grabitësit janë përleshur me të zotin e shtëpisë. Ky i fundit ka marrë disa plagë të lehta, por është jashtë rrezikut për jetën.
Grabitësit e kanë qëlluar me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, thotë policia. Ata kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.
“Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.