Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitësit e makinave të bankave, ja sa vite burg kërkon prokuroria

2019/01/18 at 12:27 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Grabitësit e makinave të bankave, ja sa vite burg kërkon prokuroria

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 119 vite burgim për grupin e grabitësve të makinave të blinduara të bankave, ngjarje këto të ndara në 3 episode të ndryshme.


Ku bëhët fjalë për ngjarjen e ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30,  në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje u vodh me armë një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash.

Episodi i dytë më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00 ku dy automjete të blinduara të shoqërisë Sh.P.S.F “Jaguar Security” janë nisur nga Banka së bashku me punonjësit e kësaj shoqërie, për të transportuar një sasi vlerash monetare për në Rinas.

Dhe episodi i tretë I ndodhur më datë 13.02.2015 rreth orës 12.30 minuta ku shërbimet e policisë kanë marrë njoftimin se në vendin e quajtur tek ish “Stacioni i Trenit” pikërisht pranë bulevardit “Zogu i Parë” është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga tre persona të maskuar banka ndërkohë që punonjësi i bankës dhe një nga punonjësit e sigurisë të SH.R.S.F-se “Euro Gjici”, po nxirrnin nga tuneli i kësaj banke një shumë të konsiderueshme parash për transportimin e tyre në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Për këto tri ngjarje, Prokuroria ka kërkuar  dënimin respektivisht për: Dash Kupa 20 vjet; Ernest Kupa 19 vjet 8 muaj burg; Neim Avdylaj 20 vjet burg; Ditjon Memlika 5 vjet 8 muaj; Admir Cerpja 5 vjet 8 muaj; Fatjon Xhuliun 16 vjet burg; Dritan Sinani 16 vjet burg dhe Aleksandër Murataj 16 vjet

DOSJA E PLOTE

Admir Nikaj (Murataj) i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

M Ç, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Fatjon Xhyliu, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dritan Sinani, Aleksandër Murataj të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Episodi i parë i vjedhjes: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, fillimisht është regjistruar procedimi penal nr. 9437 datë 03.12.2015 dhe janë kryer hetime në lidhje me episodin e parë të vjedhjes, fakt penal ky i ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje është vjedhur me arme një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, në të cilin ndodheshin rojet e shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”.

Mekanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që: mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit foristradë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Si rezultat i veprimit të autorëve mbi mjetin e blinduar duke e goditur me automjetin e tyre, dhe duke qëlluar me armë për të kanosur punonjësit e shoqërimit të këtij mjeti, kanë arritur të vjedhin të gjithë sasinë e vlerës monetare që po transportohej. Nga shpjegimet e dhëna nga punonjësit e bankës dhe aktet e sekuestruara rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga GPB-1.800.000, USD-800.000, AUD 200.000, CAD-200.000.

Episodi i dytë i vjedhjes: Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara të shoqërisë Sh.P.S.F “Jaguar Security” janë nisur nga Banka së bashku me punonjësit e kësaj shoqërie, për të transportuar një sasi vlerash monetare për në Rinas. Pasi makinat e blinduara janë futur në rrugën e Rinasit, në mes të makinave të blinduara është futur një automjet fuoristradë, i cili fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë mbrapa saj. Në këtë kohë nga një rrugë dytësore ka dalë një automjet tjetër, fuoristradë, i cili e ka goditur makinën e blinduar duke e ndaluar atë. Në këtë moment nga ky automjet kanë dalë disa persona të maskuar dhe armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Në të njejtën kohë nga dy persona të armatosur është sulmuar edhe makina e shoqërimit të automjetit të blinduar. Nga automjeti fuoristradë që ka përplasur makinën e blinduar kanë dalë dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre) dhe kanë goditur xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është bërë e mundur thyerja e xhamit, autorët kanë goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe më pas nën kërcënimin e armëve kanë zbritur në tokë dy punonjësit e SHPSF-së dhe kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës.

Në të njëjtën kohë dy nga autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e tjerë të SHPSF-së që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk kanë arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, me anë të një guri fresibël, të cilin e kishin në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën dukë marrë nga aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe më pas janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës. Aty, kanë braktisur makinat dhe ju kanë vënë flakën automjetit tip Jeep Gran Sheroke dhe tip Chevrolet dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë të tretë. Nga deklarimet e dhëna nga punonjësit e bankës shuma e cila është dërguar për shitje jashtë shtetit, dhe që ishte e vendosur në tetë thasët brenda në furgonin e transportit për në Rinas ka rezultuar të jetë: 2.4 (dy pikë katër) milion Euro, 200.000 (dyqindmijë) Dollarë amerikanë, 260.000 (dyqind e gjashtë dhjetë mijë) paund britanikë etj.

Episodi i tretë i vjedhjes: Më datë 13.02.2015 rreth orës 12.30 minuta sherbimet e policise kane marre njoftimin se ne vendin e quajtur tek ish “Stacioni i Trenit” pikërisht pranë bulevardit “Zogu i Parë” është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga tre persona të maskuar banka ndërkohë që punonjësi i bankës dhe një nga punonjësit e sigurisë të SH.R.S.F-se “Euro Gjici”, po nxirrnin nga tuneli i kësaj banke një shumë të konsiderueshme parash për transportimin e tyre në drejtim të aeroportit të Rinasit. Nga materiali hetimor rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro.

Sipas akteve hetimore të grumbulluara për këtë ngjarje kriminale, rezulton se autorët e vjedhjes në momentin që kanë braktisur automjetin e SHRSF Euro Gjici, të marrë në vendngjarje e kanë braktisur atë dhe janë parë duke u futur në një automjet të llojit tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, i cili është fiksuar nga kamerat e subjekteve tregtare që ndodhen në itinerarin e rrugës që kanë përshkruar edhe autorët e ngjarjes pas vjedhjes së bankës Union. Automjeti i dyshuar në ngjarjen e datës 13.02.2015 është i llojit monovolum; ngjyrë të bardhë; i dyshuar i tipit “Peugeot Partner”, tip i vjetër, me disqe të thjeshta, pa xhama anësore. Ky automjet është i ngjashëm me automjetin që rezulton i fiksuar edhe në ngjarjet e datave 03.12.2015 dhe 09.02.2017 të hyjë në shtëpinë e të pandehurit organizator Admir Nikaj, në fshatin Prezë, ka karakteristika pothuajse të njëjta me karakteristikat e automjetit të dyshuar ne ngjarjen e datës 13.02.2015.

Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e organit procedues gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit F. Xh, më datë 12/02/2017, brenda në banesë të tij, në Ngurrëz të rrethit Lushnje, në katin e dytë të saj, në dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, që përkonin me vendin ku kishte deklaruar vetë i pandehuri F. Xhu, janë gjetur dhe sekuestruar (prc i datës 12.02.2017) me cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, të cilat në total janë 48 cope kartmonedha te prerjes 100 euro, 1430 copë kartmonedha të prerjes 20 pound (gjithsej 4800 Euro dhe 2860 GBP).

Sipas procesverbalit të këqyrjes dhe marrjes së provës materiale dhe atij të sekuestrimit të po të njëjtës datë 15.02.2017 rezulton se nga policia gjyqësore është vajtur për të këqyrur dhe marrë provën material në fshatin Karbunar të rrethit Vlorë, në ullishten në afërsi të banesës së N.A, janë gjetur të groposura dy tenxhere presioni të mbushura me para. Nga procesverbali I sekuestrimit rezulton se janë sekuestruar kartmonedha të prerjeve dhe llojeve të ndryshme në valutë, në total i janë sekuestruar 136.410 Euro, 11906 USD, 2400 Dollarë Kanadez, 3050 Dollarë Australian, dhe 2000 GBPaund. Ndërkohë që vëllait të të pandehurit N.A, shtetasit G.A me procesverbalin e datës 13.02.2017 i janë sekuestruar 10050 Euro si dhe vlera të tjera monetare.

Në këndvështrim të dispozitave penale për kualifikimin e veprimeve kriminale të personave nën hetim, arrijmë në konkluzionin se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e pasurisë bankare, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për armëmbajtjen pa leje parashikuar nenit 136, 278/1 dhe 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për aq raste sa është vërtetuar nga ky hetim.

 

 

 

Etiketa: Grabitjeykasharmakina e bankaveRinas


Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Shpifja në Mesjetë quhej krim i rëndë, ja cili ishte dënimi çnjerëzor

Shpifja në Mesjetë quhej krim i rëndë, ja cili ishte dënimi çnjerëzor

Rama-pedagogëve: Mos më detyroni të bashkohem me studentët kundër jush!

Rama-pedagogëve: Mos më detyroni të bashkohem me studentët kundër jush!

Shfaqet asteroidi i parë potencialisht i rrezikshëm për vitin 2019

Shfaqet asteroidi i parë potencialisht i rrezikshëm për vitin 2019
















TE FUNDIT

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com