Pas lajmit se Geraldo Guri u identifikua si grabitës i karburanteve në Tiranë, ka reaguar edhe Garda e Republikës së Shqipërisë: “Geraldo ishte në provë në Gardë. Ai nuk ishte i pajisur me armë”. Ndërkohë në njoftimin e saj policia e Tiranës sqaroi se Geraldo Guci, 21 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës bënte goditjet në karburant. Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për t’iu shmangur pikave të kontrollit.