Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabiten zyrat e deputetëve në Parlamentin Europian

2020/07/01 at 4:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiten zyrat e deputetëve në Parlamentin Europian

A picture taken on May 28 in Brussels shows the logo of the the European Parliament. (Photo by kenzo tribouillard / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Të paktën 50 eurodeputetëve iu janë vjedhur kompjuterat, tabletë dhe sende të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian në kohën që ata ishin larg Brukselit gjatë karantinës së koronavirusit.

Vjedhjet kanë ndodhur kryesisht teksa ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët. Grabitësit kanë kërkuar nëpër dokumente dhe kanë thyer dollapë dhe sirtare në zyrat e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.

Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i ishin vjedhur dy laptopë, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE, kompania përgjegjëse për sigurinë e Parlamentit Evropian. “Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” i tha ai POLITICO.

“Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutët] kërkuan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi dukej mjaft rrëmujë,” tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë informacionn se “rreth 40 dhe 100 eurodeputetëve” iu ishin grabitur zyrat e tyre.

Semsrott paralajmëroi kolegët në lidhje për vjedhjet me një email të hënën dhe postoi një video në YouTube duke treguar sesi hajdutët kishin hapur sirtarin e tavolinës para se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap të sigurt që përmbante kompjuterët. Ai tha se DG SAFE nuk i kishte paralajmëruar eurodeputetët për vjedhjet.

Në mars, Presidenti i Parlamentit David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj.

Një zëdhënës i Parlamentit tha që asambleja ishte informuar në lidhje me vjedhjet në prill dhe “kishte rritur numrin e agjentëve të sigurimit që patrullojnë zyrat,” ndërsa “agjentët e tjerë kontrolluan hyrjet në ndërtesë.” Ajo shtoi se DG SAFE po heton vjedhjet dhe është në kontakt me autoritetet belge. Zëdhënësi tha se numri i eurodeputetëve të grabitur nuk ishte konfirmuar, por zyrtarë të tjerë thanë se numri ishte rreth 50 eurodeputetë.

Dita Cháranzova, një eurodeputetase çeke nga Grupi i Evropës së Rinovuar dhe nënkryetare për sigurinë, tha që ajo i kishte kërkuar DG SAFE një raport mbi ngjarjen dhe do ta ngritte atë në mbledhjen e ardhshme të byrosë, e cila mbikëqyr çështje administrative.

“Për momentin, nuk është e qartë nëse është e izoluar apo ka raste më të përhapura,” tha Cháranzova. “Por izolimi për shkak të pandemisë ka rritur shanset për akte të tilla pasi më pak njerëz ishin në ndërtesa gjatë krizës.”

“Unë vetëm mund t’i inkurajoj anëtarët dhe stafin të raportojnë incidente të dyshuara,” shtoi ajo.

Massimo Casanova, një deputet nga Lidhja e Italisë, shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte paraqitur një ankesë në Parlament pasi disa “njerëz të panjohur” kishinn hyrë në zyrën e tij dhe “kishinn hapur me focë dollapët e tij në kërkim të, nuk e di se çfarë.”

Casanova tha se “asnjë send nuk mungon”, por ai do të hetonte nëse ishin marrë dokumente. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

7 Korrik, 2025 11:36 am
Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
Bota

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

7 Korrik, 2025 11:29 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

7 Korrik, 2025 11:26 am
Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?
Bota

Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?

7 Korrik, 2025 10:59 am
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, çfarë do të diskutohet

7 Korrik, 2025 10:56 am
“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
Rajoni

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

7 Korrik, 2025 10:47 am
Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
Aktualitet

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

7 Korrik, 2025 10:45 am
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

7 Korrik, 2025 10:28 am
Para
11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun

11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun

Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

Basha me drejtuesit e turizmit dhe hotelerisë: Pjesa më e madhe po mbyllet

Ekonomia në rritje? Çfarë nuk tha Guvernatori Sejko gjatë bilancit

Guvernatori Sejko: 17 mijë të papunë prej pandemisë

TE FUNDIT

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
7 Korrik, 2025

Edhe kësaj here ka dështuar tentativa për konstitumin e Kuvendit të Kosovës. Kjo ishte seanca e 43-të në të cilën...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
7 Korrik, 2025

Në qarkun Kerr të Texasit, familjet vazhdojnë të kërkojnë me dëshpërim vajzat e tyre mes rrënojave, automjeteve të përmbysura dhe...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
7 Korrik, 2025

Një 23-vjeçar, banues në Peshkopi, ka rënë në prangat e Policisë në Kroaci, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

Lexo më shumë

Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?

Netanyahu takohet sot me Trump/ A do të arrihet armëpushimi Izrael- Hamas?
7 Korrik, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump , i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com