Një 29-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet “bosi” i grupit që mëngjesin e 12 korrikut grabiti banesën e një sipërmarrësi dhe politikani italian në Castelgandolfo, Romë, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.
Autorët të armatosur, pasi hynë në vilën e parlamentarit Antonio Angelucci, pjesë e “Forza Italia”, lidhën kujdestarin e rezidencës dhe vodhën sende të çmuara dhe një makinë.
Policia italiane, tanimë është në kërkim edhe të tre shqiptarëve të tjerë, pjesë e bandës që kreu grabitjen.