Kronikë

Grabitën Postën Shqiptare, arrestohet një nga autorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 19/04/22 |
Opi Nion

Polica ka arrestuar një nga autorët që vodhën ditën e djeshme në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë 20-vjeçari A. K., banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas