Maskat godasin sërish… Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar.
Sipas policisë autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarve, por vetëm kanë marrë sasinë e parave.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Opinion.al