Kronikë

Grabiste makina në Tiranë me çelësa të klonuar, arrestohet 36-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 17/06/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar që në bashkëpunim me persona të tjerë grabisnin automjete me anë të çelësave të klonuar është vënë në pranga nga policia.

Policia ka njoftuar se K.S., është arrestuar në kuadër të operacionit “Cloned key”, që u zhvillua para disa javësh, ku janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe një tjetër është në kërkim.

Gjatë shoqërimit për në rajon 36-vjeçari ka kundërshtuar policinë së bashku me vëllain e tij 41-vjeçar, i cili më pas u procedua në gjendje të lirë.

Mësohet se i arrestuari K. S., në bashkëpunim me katër persona, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Vijon puna për kapjen e shetasit tjetër të shpallur në kërkim.

Pas