Kronikë

Grabisnin makina dhe shtëpi, policia greke arreston shqiptarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 30/06/22 |
Opi Nion

Autoritetet greke kanë arrestuar një grup shqiptarësh të përbërë nga katër persona, pasi akuzohen për vjedhje.

Ata akuzohen se kanë kryer 24 vjedhje në zonat e Oreokastros, Thermi dhe Thermaikos të Prefekturës së Selanikut, por edhe në zonat e Halkidikit dhe Pierisë.

Katër të arrestuarit kanë vjedhur automjete, shtëpi, vlera e të cilave arrin deri në 68 mijë euro.

Mediat greke raportojnë se ata hynin kryesisht në oborret e qytetarëve greke, ku ishin mjetet e parkuara, por kishte raste që bastisnin edhe shtëpi, ku vidhnin bizhuteri dhe para.

Ndaj shqiptarëve rëndon akuza për vjedhje të kryer me dhunë. Ata do të qëndrojnë në burg deri në dhënien e masës së sigurisë.

Pas