Life Style

Gorillat imitojnë kujdestarët, pozojnë për “selfie”


               Publikuar në : 18:23 - 22/04/19 |
Opi Nion

Dy gorilla kanë mësuar të pozojnë si kujdestarët e tyre.

Një foto e realizuar në parkun Virunga, DR Congo është bërë virale, pasi shihen dy gorilla të cilat qëndrojnë në këmbë në mënyrë pothuajse perfekte.

Dy gorillat u shpëtuan kur ishin foshnje, pasi gjuetarët e paligjshëm ekzekutuan nënën e tyre në vitin 2007, kur ato ishin 4 dhe 2 muajshe.

Zëvendës drejtuesi i parkut shprehet  se gorillat kishin mësuar të imitonin kujdestarët e tyre, pak më vonë pasi ishin gjetur.

Më vonë, ata u gjetën dhe u dërguan në Senkwekwe Sanctuary në Virunga, vend ku jetojnë ende./ Opinion.al E.Xh.

Pas