Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar (MPs) akuzojnë gjigantët e internetit për promovimin e terrorizmit në faqet e tyre.
Google, Facebook dhe Twitter janë akuzuar nga deputetët e Mbretërisë së Bashkuar si arsyeja e dështimit, në luftimin e terrorizmit për shkak të promovimit të vrasjeve nga xhihadistët në faqet e tyre, shkruan DailyMail.
Një raport i ashpër thotë se kompanitë gjigande të teknologjisë po vënë në rrezik jetën e shumë personave, duke lejuar mbështetësit Islamik të rekrutojnë të rinj, duke publikuar urrejtjen, ekstremizmin dhe vrasjet.
Në Komisionin e Përzgjedhur të Punëve të Brendshme, deputetët, thonë se forumet, mesazhet e drejtorive dhe platformat e mediave sociale janë ‘lëngu jetësor i Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste.