-Teknologji

Pas Trumpit, Google “godet” gjigantin kinez të teknologjisë


               Publikuar në : 08:48 - 20/05/19 |
Al Do

Google ka penalizuar kompaninë e telefonave Huawei duke i ndaluar disa update në sistemin operativ Android.

Ky vendim i kompanisë ka ardhur fill pasi Presidenti Trump e futi Huawei në listën e kompanive me të cilat SHBA nuk mund të bënte tregti, deri në momentin që ato të pajisen me një licencë.

Për përdoruesit e smartphonëve Huawei kjo do të thotë se, duke filluar nga versioni i ri i përditësimit të Android ata nuk do të mund ta përdorin atë, si edhe disa nga aplikacionet ne Google Store.  Madje pajisjet Huawei rrezikojnë të mos përdorin dot më aplikacionin e YouTube dhe Maps.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e kompanisë kineze kanë thënë se kanë qenë të përgatitur se kjo mund të ndodhte dhe kanë nisur të punojnë për të ndërtuar aplikacionet, ekskluzivisht për smartphone Huawei. /Opinion.al

Pas