Policia ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në plazhin e Jalës, ku një gomone përplasi dy persona.
Gomonia drejtohej nga Gjergji Priftuli, i cili humbi kontrollin e mjetit lundrues duke përplasur shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.