PËRMET- Dy doganierë janë arrestuar pas mesnate nga policia nën akuzë për shpërdorim detyre. Ata janë Sokol Kamenica dhe Orland Çepani punonjës të pikës doganore “Tre Urat” në Përmet. Policia bën të ditur se “nga kontrollet ka rezultuar se dy doganierët kanë lejuar një person të kalonte me goma makinash kontrabandë”. Edhe tregtari i gomave Odhise Kosta është arrestuar gjatë këtij oprracioni.