Një 54 vjeçar është masakruar në rrugë. Ai është përplasur fillimisht me motor më pas është rrahur barbarisht nga shtetasi Arben Çepeli, tashmë i arrestuar.
Sipas policisë, autori pasi e ka përplasur me motor ka zbritur nga mjeti dhe e ka masakruar 54-vjeçarin me grushte e shkelma.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin nga Kavaja Arben Çepeli.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.10.2016, u arrestua shtetasi Arben Çepeli, 48 vjeç, banues në Kavajë, në fshatin Kanaparaj Golem, për motive të dobëta, ka goditur qëllimisht në këmbë me motorin e tij tip “Dajang” dhe më pas me grushte e shkelma në kokë, fytyrë e trup, shtetasin Y. K., 54 vjeç, banues në Golem, i cili ndodhet i shtruar në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.