Sport

Golden State shkëlqen në sfidat parasezonale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 17/10/16 |
root

Fitorja e 4-t radhazi për Golden State Warriors në ndeshjet parasezonale vjen ndaj Los Angeles Lakers. Në Kaliforni 16-herë kampionët e Nba u mposhtën nga skuadra më e kuotuar për të fituar titullin në sezonin e ri me rezultatin 112-107. Kjo ishte humbja e tretë rresht për skuadrën e Luke Walton. Klay Thompson ishte më i miri mbi parket për Warriors me 24 pikë në total i ndjekur nga Kevin Durant me 17 pikë 5 rebound dhe 2 asiste, ndërsa Stephen Curry e mbylli sfidën me 14 pikë në 24 pikë minuta lojë. Te Lakers zhgënjeu D’Angelo Rusell me vetëm 8 pikë dhe 5 asiste ndërsa më i miri për kalifornianët rezultoi Nick Young me 17 pikë në total.

Vijon forma e mirë e Chicago Bulls, pasi triumfoi ndaj kampionëve në fuqi të Cleveland Cavaliers skuadra nga Ilionois fitoi lehtësisht edhe në transfertën e Winconsin përballë Milwaukee Bucks me shifrat e thella 107-86. Ky ishte suksesi i 3-të radhazi për Bulls-at. Një ndeshje spektakolare rezultoi ajo që u zhvillua në Texas mes Houston Rocekts dhe Memphis Grizzlies. Ishin miqtë nga Teneesee ata që triumfuan pas kohës shtesë me shifrat 134-125. Për të përcaktuar skuadrën fituese në Toyota Center në Houston u nevojitën dy kohë shtesë nga 5 minuta.

Pas