Sport

Golashënuesi më i mirë në botë është norvegjez, por nuk është Haaland



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 26/10/22 |
Opi Nion

Çdo tifoz futbolli në botë, nëse do të pyetet se cili është golashënuesi më i mirë i momentit, do të thotë se ai është Erling Haaland.

Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në Premier League, duke shkruar edhe historinë e kampionatit anglez me tregolësh në 3 ndeshje radhazi. Por, Haaland nuk është kryesuesi i renditjes së Këpucës së Artë, trofeut që i jepet atij që shënon më shumë gola në një sezon.

Lideri i klasifikimit të golashënuesve është në fakt një tjetër norvegjez, Amahl Pellegrino, futbollist i Bodo/Glimt, i cili ka shënuar 23 gola në Eliteserien. Sulmuesi 32-vjeçar ka luajtur shumicën e karrierës në Norvegji, por kurrë nuk është grumbulluar nga kombëtarja.

Aktualisht, klafisikimi i Këpucës së Artë është shumë i ngjeshur. Pellegrino kryeson me 23 gola dhe 34,5 pikë, ndërkohë që e ndjek Haaland me 17 gola dhe 34 pikë. Në Premier League, goli vlen dy pikë, ndërsa në Norvegji, goli vlen 1,5 pikë.

Vendin e tretë e mban Robert Lewandowski, me 12 gola dhe 24 pikë.

Renditja e deritanishme:

Amahl Pellegrino (Bodo Glimt): 23 gola -34,5 pikë

Erling Haaland (Manchester City): 17 gola – 34 pikë

Robert Lewandowski (Barcelona): 12 gola – 24 pikë

Bobur Abdukhalikov (Energetik): 23 gola – 23 pikë

Alexander Jeremejeff (Häcken): 22 gola – 22 pikë

Raimonds Krollis (Valmiera FC): 22 gola – 22 pikë

Ole Christian Saeter (Rosenborg): 14 gola – 21 pikë

Tobias Heintz (Sarpsborg): 14 gola – 21 pikë

Kylian Mbappé (PSG): 10 gola -20 pikë

Harry Kane (Tottenham): 10 gola -20 pikë.

Pas