Sport

Gola dhe spektakël ne Ballsh, Skënderbeu shokon vendasit


               Publikuar në : 16:26 - 09/11/19 |
Al Do

Skëndërbeu fitoi 3-2 kundër Bylisit në një ndeshje që i pati të gjitha.

Në pjesën e parë të takimit gjyqtari akordoi dy penallti nga një për secilin ekip, por vetëm Skënderbeu arrit të shfrytëzonte mundësinë nga pika e bardhë duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një gol avantazh.

45 minutat e dyta do të ishin spektakolare në stadiumin e Ballshit. Vendasit arritën të përmbysnin gjithçka në katër minuta me gola të por Murataj dhe Goxhaj. Kur duheshin edhe 5 minuta nga fundi, ekipi korçar fitoi një tjetër 11-metërsh të cilin e ktheu në gol Bregu dhe vetëm 2 minuta më vonë ata bën përmbysjen e dytë brenda takimit me anë të golit të Gripshit që i dha fitoren.

Humbja e lë Bylisin në vend të dytë në renditje me 20 pikë, vetëm 2 më shumë se Skëndërbeu që ngjitet në vendin e tretë. Ndërsa Partizani ka mundësinë të dielën të shkëputet në vend të parë, nëse fiton kundër Flamurtarit të vendit të fundit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Luftëtari dhe Teuta përfundoi barazim pa gola. /Opinion.al

Pas