Bota

Goditje naftës, ushtrisë dhe TV ruse, paketa e 6 e sanksioneve të BE ndaj Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 04/05/22 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka dhënë detaje për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë, për të cilën do të bien dakord në ditët në vijim. Ajo renditi katër lloje të veçanta sanksionesh:

Pika kryesore e propozimeve pritet të jetë një embargo me disa faza për importet e naftës ruse. Raportet thonë se 27 vendeve anëtare të BE-së mund t’u jepet gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga nafta bruto ruse dhe tetë muaj për produktet e ngjashme.

Gjithashtu oficerët e lartë ushtarakë rusë që kryen krime lufte në Bucha dhe Mariupol do të jenë në shënjestër: “Ne e dimë se kush jeni, ju nuk do të shpëtoni.”-tha Von der Leyen, raporton BBC.

Sberbank, banka më e madhe e Rusisë, do të shkëputet nga sistemi i transfertave bankare SWIFT.

Tre transmetues të mëdhenj rusë në pronësi shtetërore do të shkëputen nga BE-ja në kabllo dhe satelit.

Sa i takon naftës ruse Von der Leyen tha se BE po njoftonte gjithashtu një fund të varësisë ndaj saj: “Nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë atë.” E gjithë nafta ruse do të hiqet gradualisht, tha ajo, por në mënyrë të rregullt. Nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022″./Opinion.al

Pas