Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditja vdekjeprurëse ndaj shëndetësisë shqiptare

2018/06/01 at 3:42 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Goditja vdekjeprurëse ndaj shëndetësisë shqiptare
ROF. ASOC. GAZMENT KODUZI*


Një sistem i mirë shënde tësor ofron shërbime cilësore për të gjithë njerëzit, kurdo dhe kudo ata kanë nevojë. Ky është edhe koncepti kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për “Sistemin e kujdesit shëndetësor”, duke vënë theksin se gjithçka ka të bëjë me organizimin, financimin dhe shpërndarjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Sistemi shëndetësor shqiptar  pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1992, ka kryer disa reforma, me qëllim përmirësimin e shumë elementëve të më- sipërm, herë me modele të suksesshme të provuara në vende të tjera dhe herë “made in Albania”.

Por shpeshherë përpjekjet për ndryshim nuk kanë marrë në konsideratë kontekstin social, ekonomik, kulturor dhe administrativ, me qëllim arritjen e suksesit të ndërhyrjeve. Premtimi elektoral për “shëndetësinë falas” ka rezultuar si një prej premtimeve jashtë realitetit. Përfundimet e këtij premtimi u ndjenë shumë shpejt nga popullata, me një sistem shëndetësor që jo vetëm nuk ofron kujdes shëndetësor cilësor, por që kushton edhe më shtrenjtë. Kështu, jo vetëm që nuk u bë “shëndetësia falas” përmes zhvendosjes së financimit të kujdesit shëndetësor nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor në atë nga taksimi i përgjithshëm, por u rrit sigurimi shëndetësor jo në përqindje, por në masën mbi të cilin paguhej për shumë kategori.

Kështu, u hoq tavani i pagës mbi të cilin paguhen kontributet shëndetësore dhe llogariten mbi çdo të ardhur që merrte i punë- suari si p.sh. shpërblimet, si edhe u rrit paga bazë mbi të cilën paguhej kontributi nga kategoritë e punonjësve me profesion të lirë, si mjekë, stomatologë etj. Me pak fjalë, tjetër gjë premtohej me fjalë dhe e kundërta bëhej me vepra. Sot pacientët shqiptarë me ironi thonë që u arrit “vdekje falas”, pasi shëndetësia është bërë më e shtrenjtë.

Përveç kësaj, shëndetësia jonë me fonde sa 2.8% e GDP, si më pak e financuara në rajon dhe më gjerë, ku një pjesë e mirë e financave të saj u dhanë në favor të klientëve të qeverisë përmes skemave të famshme PPP, duke marrë përsipër edhe rrezikun e investimit dhe pagimin për shërbim të padhënë. Këto lekë buruan nga heqja e shpërblimit për mjekët dhe infermierët e kujdesit shëndetësor parësor në qendrat shëndetësore si dhe mosrritja e pagës së të gjithë personelit shëndetësor për 4 vjet.

Por, sipas një thënieje ironike në Parlament nga kreu i qeverisë “Nuk keni parë gjë akoma”, dhe që po bëhet shumë popullore kohët e fundit për shkak të drogës dhe personave të përfshirë në të, edhe në shëndetësi po ndodh e njëjta gjë. Qeveria në konsulencë me aktorë anonimë jashtë sistemit shëndetësor, ka përgatitur goditjen përfundimtare ndaj sistemit shëndetësor pas amullisë në financim, centralizimit të kujdesit shëndetësor parësor, me PPP-të dhe bashkimin me Ministrinë e Çështjeve Sociale në tetor 2017.

Kjo goditje konsiston në një centralizim të skajshëm të sistemit shëndetësor dhe shkatërrim të sistemit të sigurimeve. Centralizimi i dhënies së kujdesit shëndetësor rikthen sistemin tonë në kohën e diktaturës, në një sistem Semashko super të centralizuar, ku Ministria e Shëndetë- sisë ishte politikbërëse, financuese dhe ofruese e shërbimit. Reformimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri pas 1992 ka pasur si qëllim ndarjen e roleve të aktorëve politikbërës, financues dhe ofrues shërbimi.

Institucioni që do luante rolin e financuesit të sistemit shëndetësor u themelua në mars 1995, i njohur si Instituti i Sigurimeve dhe të Kujdesit Shëndetësor. Ky institucion fillimisht mbulonte barnat me rimbursim dhe mjekun e familjes, dhe më vonë përmes kontraktimit direkt të kujdesit parësor (sistemit ambulator) në vitin 2007 si dhe të kujdesit spitalor në 2009. Krijimi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ishte vetëm hapi i vetëm për ndarjen e institucionit që financon sistemin nga Ministria e Shëndetësisë, por u shoqërua edhe me krijimin e ofruesve autonomë të shërbimit shëndetësor.

Ofrues autonomë janë farmacitë e rrjetit të hapur, spitalet private, por edhe spitalet publike me një nivel autonomie, si Spitali Rajonal i Durrësit. Projekti i qeverisë ka në plan që të gjithë ofruesit publikë t’i bashkojë nën operatorin e Shërbimit Shëndetësor dhe Urgjencës, i cili është një kopje e keqe e NHS (National Health Service) anglez. Në këtë mënyrë do të kemi një drejtori të madhe për 36 spitalet dhe 413 qendrat shëndetësore, centralizim ekstrem që edhe ministrave të Shëndetësisë në kohën e diktaturës nuk do u shkonte nëpër mend.

Ky operator, jo vetëm do ketë nën administrim gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor, por do marrë edhe rolin e financuesit të tyre përmes kontratës që do lidhë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili kthehet në një sportel për thyerje çeqesh. Edhe pushimi nga puna i 36 specialistëve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore së fundmi është pjesë e planit të zvogëlimit të rolit dhe përmasave të këtij institucioni.

Ky është një eksperiment që është kryer më parë në vend në përmasa më të vogla përmes Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, projekt-pilot i financuar nga Banka Botërore në vitin 2001, i cili sipas vlerë- simit të kryer po nga Banka Botërore në vitin 2007, u cilësua si “i dështuar”. Ndërkohë, po një projekt tjetër i Bankës Botërore, i cili u zbatua në Spitalin e Durrësit, por në ndryshim nga centralizimi kishte në bazë rritjen e autonomisë të spitalit, u cilësua “i suksesshëm” në të njëjtin vlerësim të vitit 2007.

A duhet t’u kthehemi modeleve të dështuara apo të replikojmë modelet e suksesshme? Dizenjimi i strategjisë për të ardhmen e shëndetësisë nga një shoqatë anonime, që nuk kanë asnjë eksperiencë në fushën e shëndetësisë e që është kliente e qeverisë, është e keqja më e vogël. Rilindja e një shëndetësie të centralizuar, si një rilindje soft e komunizmit në këtë sektor, do të çojë drejt degradimit të mëtejshëm të shëndetësisë.

Vetëm krijimi i tregut të shërbimeve shëndetësore, ku pacienti zgjedh vetë se ku do të marrë Shërbimin, do të çojë drejt zhvillimit të sektorit shëndetësor në Shqipëri. Gjithashtu, nëse paraja do të ndjekë pacientin, do të vërë në garë institucionet e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, që të ofrojnë shërbime sa më cilësore, kur dhe ku ka nevojë pacienti.



Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Shoqatat e biznesit kundër ligjit të strehimit social: Kostot do të transferohen te qytetarët

Shoqatat e biznesit kundër ligjit të strehimit social: Kostot do të transferohen te qytetarët

Video/ I gjuajnë në të pasme, për t’i sjellë fat Meksikës

Video/ I gjuajnë në të pasme, për t’i sjellë fat Meksikës

1 në 5 fëmijë me probleme të shëndetit mendor

1 në 5 fëmijë me probleme të shëndetit mendor
















TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com