Aktualitet

“Goditja nga skafi e dëmtoi vajzën”, zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 05/08/22 |
Opi Nion

Është zbardhur nga News 24, dëshmia e babait të vogëlushes Jonada Avdia, që humbi jetën në Potam, pas përplasjes nga skafi i drejtuar nga një ish-efektiv policie.

Sipas dëshmisë së tij Bledar Avdia ka treguar se ka parë një skaf të bardhë me dy persona në bord.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë Avdia./Opinion.al

Pas