Hetimi për përplasjen e disa personave me policinë në hyrje të tregut të Elbasanit, rikthehet sërish në Prokurorinë për Krime të Renda.
Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë kësaj Prokurorie aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.
Ata dyshohen se janë përgjegjës për përplasjen me efektivët e policisë.
Për personat e tjerë, të përfshirë në mënyrë indirekte në këtë ngjarje, hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit.
Tv Klan