Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka goditur një punonjës policie.
I arrestuari është identifikuar me inicialet O. M. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”.
Ndërkohë, punonjësi i policisë është transportuar për në spital dhe për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.”-thuhet në njoftimin e Policisë./ Opinion.al