Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi, që goditi për vdekje me mjetin e tij lundrues, turistin rus, Denis Kaiumov.
Seanca gjyqësore për Fatmir Kuçin u zhvillua në spital. Kjo sepse pas arrestimit, Kuçi shfaqi probleme me zemrën.
Pronari i skafit që i mori jetën turistit akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.
Prokuroria e Vlorës kishte kërkuar 30 ditë burg për biznesmenin.
Paraditen e 3 Gushtit, turisti rus Denis Kaiumov u godit për vdekje nga mjeti motorik lundrues teksa notonte në plazhin e Livadhit.