Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen pas një përplasjeje verbale.
I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në një seancë me dyer të mbyllura.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.
Kujtojmë se mësuesja M.P dy ditë më parë është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Ajo është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditja.
Gjithashtu pati edhe një bojkot nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë.