Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin Xh. B., 23 vjeç.
Ky i fundit ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.