Kronikë

Goditi me shkop efektiven e policisë, arrestohet 56-vjeçari endacak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 04/08/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar pasi ka goditur me shkop një police teksa ishte në detyrë  tek “Rruga e Elbasanit”. Sipas policisë, në pranga ka rënë 56 vjeçari Veprim Matraku, i cili është endacak.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kanë rënë në pranga edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Kika”, në taracën e pallatit, ku është ambient i përbashkët, ka tejkaluar deklaratën paraprake te punimeve duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

D.K., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese ;

G.D., 46 vjeç, pasi në rrugën “Lek Dukagjini”, u kap duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur në masë 1.21 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas