Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi akuzohet për Goditjet për shkak të detyrës”.
I riu ka goditur me grushte një efektiven e policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.
Ndërsa është e paqartë se për çfarë arsyeje është ndaluar 20-vjeçari E. P. nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç,”- njofton policia./Opinion.al