Bëhen publike të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në plazhin e Potamit, ku një fëmijë 5 vjeç ndërroi jetë pasi u godit nga një skaf.
Sipas News 24, drejtuesi i sakfit është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës dhe aktualisht Shefi i policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë, Elbasan..
Mësohet gjithashtu se ai ka deklaruar, që ka patur një defekt teknik në mjet, ndërkohë që dëshmitarët janë shprehur se e kanë parë mjetin të kryente manovra të rrezikshme në ujë./Opinion.al