Aktualitet

Goditi efektivin e FNSH me gur, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 10/03/19 |
xhu lia

Ka rënë në prangat e policisë personi, i cili dje gjatë protestës së opozitës qëlloi me gur në kokë punonjësin e FNSH-së. 56-vjeçari me iniciale P.I, i cili është arrestuar mësohet të jetë me detyrë inspektor në Bashkinë e Mallakastrës.

Punonjësi i FNSH-së i plagosur në protestë është vizituar gjatë ditës së djeshme në spital edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërkohë 10 persona mësohet të jenë shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Protesta u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ndëkohë që ndodhej edhe kryeministri Rama në kuadër të nismës “Bashkia që Duam” në qytetin e Fierit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ka rënë në prangat e policisë personi, i cili dje gjatë protestës së opozitës qëlloi dje me gur në kokë punonjësin e FNSH-së. 56-vjeçari me iniciale P.I i cili është arrestuar mësohet të jetë me detyrë inspektor në Bashkinë e Mallakastrës. Punonjësi i FNSH-së i plagosur në protestë është vizituar gjatë ditës së djeshme në spital edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërkohë 10 persona mësohet të jenë shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici. Protesta u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ndëkohë që ndodhej edhe kryeministri Rama në kuadër të nismës “Bashkia që Duam” në qytetin e Fierit./Xh.K/Opinion.al/

 

 

Pas