Qendra e Italisë është goditur nga një tjetër lëkundje tërmeti pas asaj të orëve të para të mëngjesit.
Mediat italiane shkruajnë se tërmeti ka goditur Romën dhe është pak kilometra nga epiqendra e tërmetit të mëparshëm.
Raportohet po ashtu se ka patur sërish lëkundje në Arkuata del Troto.
Këto lëkundje janë regjistruar rreth orës 13:50, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.