Një grua hebre, është goditur me thikë në Lion të Francës, teksa ndodhej në banesë.
30-vjeçarja është goditur dy herë në bark, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu theksohet se në derën e banesë së saj është vendosur edhe një simbol nazist.
Sulmuesi, ishte i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, më pas u largua. Kujtojmë se sulmet në Francë janë shtuar javët e fundit, ndërsa autoritetet po punojnë për të rritur sigurinë.