Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Durrës,14 të arrestuar. Dyshohet se janë të përfshirë në vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 04/10/22 |
Opi Nion

Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë 14 persona të dyshuar për vrasje.

Sipas “News 24”, të arrestuarit janë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe shitblerje armësh. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës, dy ditë më parë.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është Ilirjan Feçi i dyshuar për vrasje dhe Alban Hajdari i dyshuar për shitje të armëve. Feçi aktualisht ndodhet aktualisht në burg për vrasje.

Sakaq, dyshohet se ky grup kishte në shënjestër Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me pseudonimin “Rrumi”.

Grupi kriminal dyshohet se kanë lidhje dhe me një ngjarje të ndodhur më 4 janar  në zonën e “Don Bosko”, në Tiranë, ku mbetën i vrarë një person, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

 

Pas