Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

2025/07/01 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

Është goditur nga autoritetet greke një grup kriminal, i cili transportonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Greqisë. Raportohet se pjesë e grupit ka qenë edhe një 41-vjeçar shqiptar.

Ishte një 65-vjeçar ai i cili kishte formuar organizatën dhe mbante një rol kryesor, shkruan gazeta greke “Protothema”, ndërsa merrnin pjesë edhe dy të moshuar të moshave 72 dhe 73-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë greke operacioni u zhvillua në zonat e Hanisë dhe Kosturit, në kuadër të të cilit u arrestuan 4 anëtarë të grupit, si dhe një person tjetër.  Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit, të paktën që nga prilli i vitit 2025, kishin krijuar dhe ishin bashkuar me një organizatë kriminale, me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e mëtejshme për shitje, në zona të Kretës dhe të Greqisë Veriore, të sasive të mëdha fishekësh municionesh, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Duke u bazuar në detajet që policia ka dhënë, “Protothema” shkruan se për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin një mënyrë specifike veprimi, përkatësisht: Ata mblidhnin porosi për municione dhe më pas kujdeseshin dhe siguronin sasitë e nevojshme nga një furnizues i panjohur që vepronte në Shqipëri.

Tre nga anëtarët udhëtuan me rrugë tokësore drejt kufirit me dy automjete, njëri prej të cilëve ishte një kamion i konfiguruar në mënyrë të përshtatshme me një vend të posaçëm për të fshehur municionin. Aty vendosnin municionin që merrnin dhe ktheheshin në Kretë me rrugë tokësore dhe nëpërmjet linjave bregdetare të transportit detar, ku i shpërndanin municionet në treg, kundrejt një çmimi të caktuar.

Rolet e ndara

Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës kriminale kishin role të ndara nga njëri-tjetri, si më poshtë: 65 vjeçari, kishte formuar organizatën dhe mbante një rol qendror. Ai mblidhte porositë për fishekë, udhëtonte si bashkëdrejtues i një automjeti deri në kufi ku mbikëqyrte marrjen në dorëzim të municioneve dhe pagesën e parave, ndërsa vetë kujdesej për shitjen e tyre në Kretë, duke udhëtuar me motoçikletë. I arrestuari 72 vjeçar, kishte ngritur një vend të posaçëm të fshehtë brenda kamionit me të cilin transportoheshin municionet.

Ndërsa i dyshuari tjetër i moshës 73 vjeç, kishte marrë përsipër detyrat e drejtuesit të kamionit, të cilin e transportonte deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë dhe një 41 vjeçar, shtetas shqiptar, kujdesej për sigurimin e municioneve nga një bashkëqytetar i furnizuesit, të cilat i transportonte në territorin grek dhe ia dorëzonte të sipërpërmendurve.

Për më tepër, ata kishin marrë masa të forta që të mos kapeshin, konkretisht: përdornin një kamion që u përkiste personave të vdekur (mënyra se si u ra në zotërim po hetohet), të cilin e kishin modifikuar, ndërsa gjatë transportit të tyre për në kufi dhe nga kufiri, çaktivizonin telefonat e tyre celularë. Po ashtu për biletat e trageteve, përdornin dokumente të falsifikuara regjistrimi dhe identiteti, shkruan tvklan.al.

Në total, nga kontrollet e kryera në automjete dhe shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan: 24,126 fishekë, një pushkë luftarake dhe 900 euro.

Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com