Një grup që merrej me tregëtimin e makinave të vjedhura nga vendet e Bashkimit Europian është goditur nga Policia e Tiranës këtë të premte.
Si pasojë e operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.
Ndërkohë, janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, që dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së.
Sakaq, pas hetimeve të kryera policia konstatoi se këta shtetas kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas i kanë shitur te persona të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.