Një grup i shpërndarjes së kokainës dhe heroinës, që vepronte kryesisht në Janinë është goditur nga policia helene. Sipas mediave fqinje në pranga kanë rënë 8 persona, prej të cilëve tre shqiptarë dhe pesë grekë. Gjithashtu raportohet se është kapur dhe kreu i bandës, i cili sillte drogën nga Shqipëria.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë ndërsa raportohet se shqiptarët e arrestuar janë një 22-vjeçar, një grua 40 vjeçe dhe kreu i bandës, 31 vjeç. Gjithashtu mësohet se janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë./Opinion.al