Policia e Tiranës ka identifikuar 6 autorët të cilët kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar, dy ditë më parë, në një berberhane në rrugën “29 Nëntori” në kryeqytet.
Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim personat R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Uniformat blu bëjnë me dije se është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta persona, si dhe 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes. 48-vjeçari i dëmtuar ndërkohë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.