Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër.
Në pranga kanë rënë G. B., 52 vjeç, dhe R. B., 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V.
Po ashtu, ata kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.