Tre aksione të policisë greke për trafik të lëndëve narkotike, gjatë kontrolleve në kufirin me Shqipërinë, kanë sjellë arrestimin e 8 shtetasve shqiptarë.
Në Janinë janë ndaluar dy automjete, në fshatin Kallpaq, ku nga kontrollet në njërin prej tyre u gjetën 104 kg 350 gramë marijuanë.
Droga u gjet e fshehur në mjetin e parkuar, ndërsa mjeti tjetër, sipas policisë greke, shërbente për kontrollin e rrugës.
Sakaq, në pranga janë vënë 5 persona, 2 shqiptarë burrë e grua 26 dhe 21 vjeç, dhe tre shtetas grekë (dy femra 20 dhe 33 vjeç, dhe një burrë 33 vjeç).
Nga kontrolli i ushtruar, atyre iu sekuestrua dhe një pistolete. Droga ishte marre në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek.
Në një tjetër kontroll të ushtruar në fshatin Ambelona të Filatit, në Igumenicë, u kapen nga policia dy shqiptarë teksa kalonin me këmbë kufirin duke transportuar 4 çanta me 87 kg marijuanë.
Policia greke arrestoi dy shqiptarët të moshës 30 dhe 34 vjeç, dhe sekuestroi lëndën narkotike.
Ndërkaq, në Kristalopigi, po në Igumenicë, u kapen duke ecur në këmbë 4 shtetas shqiptarë 21, 22, 27, dhe 27 vjeç duke transportuar një çantë me 2 kg 120 gram marijuanë.