Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditen 2 grupe kriminale/ Sekuestrohen kokainë, makina luksoze dhe shuma parash

2023/04/08 at 10:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditen 2 grupe kriminale/ Sekuestrohen kokainë, makina luksoze dhe shuma parash

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 8 persona, të dyshuar si pjesëtarë të 2 grupeve kriminale që shpërndanin lëndë narkotike.


Uniformat blu bëjnë me dije se pas një hetimi 6-mujor, gjatë 2 operacioneve antidrogë, kanë goditur 2 grupe kriminale, që shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve zyrtare janë arrestuar 8 shtetas, disa prej tyre të dënuar më parë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin drogën në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.Gjithashtu, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre.

Si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë narkotike të llojit kokainë, 3 automjete, shuma parash, 14 aparate celulare, 1 dorezë hekuri si dhe 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

“-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:

-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth. 

-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:

-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se  shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;

– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;

– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;

– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;

-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare”,  tha policia.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.



Ju sugjerojmë

Samiti i NATO-s/ Aleatët premtojnë të investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen
Bota

Samiti i NATO-s/ Aleatët premtojnë të investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

25 Qershor, 2025 2:55 pm
Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fushë-Krujës
Aktualitet

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

25 Qershor, 2025 2:46 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Konflikti në Institut/ Identifikohen 7 personat e përfshirë, një në pranga dhe 4…

25 Qershor, 2025 2:27 pm
Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA në Durrës
Aktualitet

Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA në Durrës

25 Qershor, 2025 2:11 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital

25 Qershor, 2025 1:54 pm
Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..
Aktualitet

Apartament, biznes dhe 11 makina/ Konfiskohen pasuritë e të dënuarit në Itali për..

25 Qershor, 2025 1:42 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”,ja nga sa vite burg u kërkua për të pandehurit

25 Qershor, 2025 1:38 pm
Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..
Aktualitet

Largimi i Deromemajt/Berisha:Zgjedhje e tij! Si gjeti vlerësim nga partia e krimit..

25 Qershor, 2025 1:25 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosi 23-vjeçarin me thikë në Tropojë/Arrestohet autori, në pranga edhe një tjetër

25 Qershor, 2025 1:21 pm
Gjiri i Gramës dhe Gjipeja, në listën e plazheve më të bukura në Evropë
Aktualitet

Gjiri i Gramës dhe Gjipeja, në listën e plazheve më të bukura në Evropë

25 Qershor, 2025 1:12 pm
Para
Gruaja u vra nga kunati, kur u qëllua kishte në shtrat fëmijën 2 vjeç (VIDEO)

Vrasja në Tiranë, policia dyshon se mund të jetë përfshirë një personi i tretë në ngjarje

Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

Rama prezanton planin e rritjes së rrogave: Shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë

Rama prezanton planin e rritjes së rrogave: Shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë
















TE FUNDIT

Samiti i NATO-s/ Aleatët premtojnë të investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

Samiti i NATO-s/ Aleatët premtojnë të investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen
25 Qershor, 2025

Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për një rritje masive për shpenzimet për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump....

Lexo më shumë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fushë-Krujës
25 Qershor, 2025

Një i burgosur është gjetur i pajetë ditën e sotme në burgun e Lezhës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin...

Lexo më shumë

Konflikti në Institut/ Identifikohen 7 personat e përfshirë, një në pranga dhe 4…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
25 Qershor, 2025

Policia ka identifikuar 7 shtetas të përfshirë në konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Insitut. Mësohet se është arrestuar...

Lexo më shumë

Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA në Durrës

Kroçiera luksoze me mbi 100 turistë nga SHBA në Durrës
25 Qershor, 2025

Një kroçierë luksoze ka mbërritur për herë të parë në Durrës. Anija solli turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerkës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com