Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Godina tek “Zogu i Zi”, IKMT në mbrojtje të Sadri Abazit: Nuk po bën shtesë, por rikonstruksion

2016/08/21 at 7:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Godina tek “Zogu i Zi”, IKMT në mbrojtje të Sadri Abazit: Nuk po bën shtesë, por rikonstruksion

Inspektoriati Ndërtimor i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, duke i cilësuar si shpifje, lidhur me ndërtimin e një shtese në një ndërtesë në pronësi të deputetit socialist Sadri Abazi.

IKMT thotë se  e vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon Partia Demokratik është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës.

Deklarata e IKMT

Nuk jemi të çuditur nga sulmi i Partisë Demokratike lidhur me një shtesë kati të realizuar në vitin 2012, kur kryetari i PD Lulzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Tirana ishte vatra më e nxehtë e ndërtimeve pa leje! Sepse nuk është hera e parë që ish-kryetari i bashkisë sulmon dhe përbalt punën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

E vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif, Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës.

Kështu që duke e ftuar opozitën të kontribuojë në denoncimin e rasteve të rralla të ndërtimeve pa leje, hedhim poshtë pretendimin e saj në këtë rast. Qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.

Deklarata e PD

Edhe pas denoncimit publik, edhe pas denoncimit që kanë bërë banorët e zonës, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje, por me bekimin e Edi Ramës.

Kjo shkelje haptazi e ligjit ndodh çdo ditë prej të paktën një jave, dhe ligji nuk e zë oligarkun e Edi Ramës, Sadri Abazi.

Mijëra njerëz kanë hyre në burg këto tre vite dhe jane edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Përfundojnë në pranga qytetarët për një gjë shumë të vogël brenda shpisë së tyre, ndërsa Sadriu i Ramës bën një kat pa leje tek stacioni i trenit, përqesh banorët, tallet me policët dhe asgjë nuk ndodh.

Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh.

Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim.

Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun?

Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande.

Ka dhe një arsye tjetër pse ligji nuk e kap Sadriun sidomos këto ditë. Janë zgjedhjet në Dibër. Sadriut i është kërkuar të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota, dhe në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje dhe kundër ligjit, si dhe favore të tjera për të cilat do të denoncojmë nesër.

Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim.

Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ‪‎

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Etiketa: akuza PDndertimreagim IKMTsadri abazi

Ju sugjerojmë

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
Kronikë

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie

25 Korrik, 2025 6:29 pm
Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
Kronikë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

25 Korrik, 2025 6:19 pm
Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza
Bota

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza

25 Korrik, 2025 6:18 pm
Para
Foto/ Ja si po digjet masivi me pisha në Orosh. Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Foto/ Ja si po digjet masivi me pisha në Orosh. Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

S’ndalen incidentet, tjetër i mbytur në Velipojë

S'ndalen incidentet, tjetër i mbytur në Velipojë

Investigimi/ Punëtorët flasin si vdiq Arditi. Kjo është video për të cilën u shkarkua gazetarja

Investigimi/ Punëtorët flasin si vdiq Arditi. Kjo është video për të cilën u shkarkua gazetarja

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
25 Korrik, 2025

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa...

Lexo më shumë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
25 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot, më 25 korrik, në disa qytete të vendit. Siç ka mësuar gazetarja...

Lexo më shumë

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
25 Korrik, 2025

Ura e Milotit u mbyll për kalimin e automjeteve për shkak të degradimit që kishte pësuar në themelet mbështetëse nga...

Lexo më shumë

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
25 Korrik, 2025

Një marrëveshje e rëndësishme tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara mund të finalizohet brenda kësaj fundjave, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com